Fotolajm/Drejtimi i duhur
Fotoja e "shugurimit" të qeverisë së re e "bekuar" me një shtrengim duarsh mes Edi Ramës dhe Ilir Metës tregon një lidhje që tejkalon simbolikën protokollare të adetit në fjalë.
Dy personazhe që përfaqësuan në 4 vjet një model të konçensionimit të pushtetit larg aspiratave të atij që u quajt Koalicioni për Shqipërinë Europiane, shtetit të së drejtës, barazisë sociale apo meritokracisë.
Një fotoprodhim aspiratash në emër të progresit dhe konsensusit për të tejkaluar akuzat e pakursyera të "hajdutërisë personale" dhe "llumit konfidencial" që dominoi shpeshherë marrdhënien mes tyre.
Deri dje bashkëautorë të një qeverisje të padrejtë, klienteliste, të korruptuar dhe të orientuar drejt spektaklit, tani Edi Rama dhe Ilir Meta, njëri kryeministër dhe tjetri president, po kornizohen si rishtarët e një përgjegjësie të re politike dhe perqafimit të vlerave më të larta europiane.
Dhurojnë pa teklif buzëqeshje dhe bashkë me to edhe teorizime mbi integrimin, si për t'i vënë fotografisë së fundit diçiturën e pazarit që i bashkoi 4 vjet më parë nën etiketën "Drejtimi i Duhur"
Comments
Baka me Zeken.
Baka me Zeken.
Add new comment