Hidrocentral me fuqi 83 mijë KV në lumin e Shalës
Edhe lumi i Shalës, kthyer së fundmi në një destinacion turistik të preferuar, do të jetë vendndërtimi i një hidrocentrali. Tv Klan raporton sot se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur fituese një shoqëri me seli në Irlandë, por që është bashkimi i një firme turke, shqiptare dhe irlandeze. Ajo do të do ta ndërtojë hidrocentralin mbi lumin Shalë”.
Shifrat e investimit thuhet se shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.
“Lartësia dhe kuotat ujëmbledhëse të hidrocentralit janë propozuar të jenë në të njëjtin nivel me atë të Komanit, 176 metra mbi nivelin e detit, ndërsa fuqia e instalimit do të jetë më e madhja e ndërtuar deri më sot nga sektori privat. Me fuqinë 83 mijë kilovat, HEC-i Shalës ia kalon edhe Ashtës e Devollit. Kontrata që shteti shqiptar do të lidhë me kompaninë është e formës partneritet publik privat dhe shfrytëzimi do të bëhet për 35 vjet, aq sa është edhe maksimumi që lejon ligji për koncesionet”, raporton TvKlan.
http://tvklan.al/hidrocentral-gjigant-ne-parkun-kombetar-te-theth-it/
Kompanisë, sipas këtij televizioni, i mungon leja mjedisore, ndërkohë që Shqipëria prej disa kohësh është bërë lajm edhe në mediat e huaja për këto investime që kanë pasoja në mjedis. Rasti i Vjosës është më domethënësi, Valbona po ashtu erdhi në qendër të vëmendjes. Ndonëse thuhet dhe flitet për liberalizimin e tregut të energjisë, investimet janë përqendruar kryesisht në shfrytëzimin e burimeve hidrike dhe jo në forma të tjera.
Add new comment