Ikën Korkuti...për arsye personale
Muzafer Korkuti, që mban edhe titujt profesor doktor, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e zv.kryetarit të Akademisë së Shkencave, ku u zgjodh para disa ditëve. Në letrën e hartuar me këtë rast, Korkuti që ndërroi vendin me kryetarin aktual, Gudar Beqiraj, ka nxjerrë si shkak largimi, “arsyet personale”.
Dorëheqja, në kontekstin e debateve që provokoi procesi zgjedhor i Akademisë, ngjan e detyruar dhe nuk i bën më nder zotërisë në fjalë që synoi në moshë të thyer të bëjë lodra postesh në Akademinë që e drejtoi për katër vjet. Pak rëndësi kanë arsyet e vërteta të Korkutit, ikja e tij është thjesht një akt formal nga një ngrehinë e tepërt për paratë e shqiparëve, e cila ka të keqen se përligj me irelevancën e vet dhe këto marifete pleqsh, edhe harbutërinë dhe tinzarinë e kryeministrit.
Comments
Thate shkurt dhe qarte! Te
Thate shkurt dhe qarte! Te shohim c'do te na sjellin tani revolucionaret kritikues!.. Nje vere ne uje!
Add new comment