Polonia kërkon 1 miliardë $ dëmshpërblime nga Gjermania
Polonia ka rihapur çështjen e dëmshpërblimeve me Gjermaninë duke shtuar tensionin me Berlinin zyrtar. Varshava ndodhet nën presionin e BE-së për arsye të zhvillimeve të brendshme politike që sipas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.
Në këtë kuadër çështja e dëmshpërblimeve është një mënyrë për të kushtëzuar veprimet e Gjermanisë.
"Duhet të ulemi për një bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku se si mund të zgjidhet problemi. Dëmet e luftës mund të jenë në shuma trishifrore miliardëshe”, është shoprehur për radion RFM FM, ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski.
Add new comment