Duke lypur pakte...

Postuar në 31 Gusht, 2017 10:07

Ish – deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu flet në një intervistë për gazetën “Shekulli” për ndërhyrjet që po aplikohen në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është e qartë nëse Shehu flet në tagër personal, apo përfaqëson një mendim edhe të PD-së, “idetë” e tij për pakte thuajse për çdo gjë, flasin për një refuzim të demokratëve, apo atyre që quhen të tillë, për të qëndruar në opozitë. Thotë Shehu për administratën: 
Sot administrata është administratë politike, ku më i kualifikuar është specialisti se sa drejtori, kështu që nuk mund të presësh efiçencë nga një administratë e tillë; kur drejtor është aty për të bërë pazare dhe për të mbledhur vota dhe jo për të ofruar shërbime për qytetarët. Që të kapërcehet ky problem i administratës duhen bërë pakte, dhe jo të bëhen ndërhyrje arrogante apo për interesa të ngushta”. 

Për reformat strukturore: 
Sektori publik dhe privat duhet të plotësojnë njëri-tjetrin apo të konkurrojnë njëri-tjetrin, kur është fjala në fushën e shëndetësisë apo të arsimit. Për të kryer reforma të thella dhe afatgjata kërkohet të bëhen dhe pakte. Duhet vendosur njëherë e mirë se në sa vjet duhet ndryshuar numri i ministrive. Nuk mund të bëhen ndryshime çdo pesë vjet apo çdo 10 vjet. Për këtë duhet të ketë një pakt që të paktën 20 vjet të mos preken. Duhet të qartësojë nëse do të kemi shëndetësi falas apo shëndetësi private dhe publike që konkurrojnë njëra-tjetrën dhe që përmirësojnë shërbimin për qytetarët. Duhet ta qartësojë nëse do të kemi taksë të sheshtë apo progresive. Dhe këto kërkojnë pakte. Shqipëria ka nevojë për një kornizë që garantojë qëndrueshmërinë e reformave të thella dhe të vërteta”

Të kërkosh pakte kur ke humbur e ke shkuar në greminë kjo do të thotë se opozita vazhdon të matet me hijen e mëngjesit. Është interesante të shikohet se ish-zv.ministri demokrat flet për pakte, jo për marrëveshje, ndërkohë që një rol i PD-së do të ishte të paraqiste propozime konkrete përpara se të lypte në këtë formë. Nuk përjashtohet që këto lojëra me intervista të sforcuara, e ndoshta të kërkuara vetë, të jenë një mënyrë për të riaktualizuar debatin për një marrëveshje PS PD, meqenëse siç na thotë edhe antipazarxhiu Sherefedin Shehu, Edi Rama nuk di se çfarë të bëjë me qeverinë e re, ndaj edhe duhet PD me ndriçimin që e karakterizon për të dhënë një dorë. 

http://www.shekulli.com.al/shehu-rama-zgjodhi-ministra-qe-jane-te-gatshe...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.