Rama dirigjon Lulin, LSI jashtë tepsisë për gabime strategjike
Me 74 mandate në sqetull kryeministri Rama ka marrë përsipër të orientojë edhe rolin e opozitës së re. Pas mbledhjes me ministrat në Llogara, ai ka komentuar edhe raportet që do ketë me dy partitë që kaluan në opozitë, njërën prej të cilave kërkoi me ngulm ta hiqte nga timoni i qeverisjes.
Por ndryshe nga sa tha në fushatë se kërkonte të kishte i vetëm timonin për arsye që lidheshin me "makutërinë e LSI ë tepsinë e pushtetit", kryeministri thotë se kalimi i LSI në opozitë dhe dalja nga koalicioni është pasojë e strategjisë së saj të gabuar dhe jo ambicjes së PS për të qeverisur e vetme.
"Nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët"-deklaroi Rama.
Sa i takon PD-së dhe Lulzim Bashës, kreu i qeverisë lë të kuptohet se SHQUP-i nuk është partia që nuk i duhet as dreqit, por “është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra". Lulzim Basha ka nevojë për oksigjen dhe mesa duket kryeministri është i gatshëm t'i a japë duke dhënë kontributin e tij për krijimin e një opozite bashkëpunuese që vendos mbi të gjitha interesat kombëtare. Në këtë mënyrë i është përgjigjur Rama pyetjes se per cfare do te donte Rama te mos zhdukej bashkepunimi me Lulzim Bashën?
“Për pjesën e mbrojtjes së interesave dhe imazhit të vendit në sytë e të tjerëve, për vullnetin për të ulur për të diskutuar për cdo vendim që ka të bëjë me këto interesa, për cdo vendim që e bën Shqipërinë një vend më normal”.
Dhe siç konfirmoi me kreun e PD do ketë takim të përmuajshëm.
Comments
Modeli
Vetem del ne pah modeli jokonstruktiv i mentalitetit qeverises shqiptar! Punet kryhen me nje metode, kurse mbulimi propagandistik me metode tjeter! Nga ana tjeter mileti, si e kuptoi si nuk e kuptoi ka instinktin e pershtatjes dhe pranon gjithcka nga mungesa e kurajos dhe prania e frikes dhe dembelizmit! Duhet me teper kurajo edhe nga populli, ashtu qe udheheqesit te mos humbin referencat e te mos flasin gjera pa logjike, nga mungesa e kritikave! Sepse mesatarja e te gjitha gjerave dhe faktoreve per Shqiperine eshte ne nivel teper te ulet, per fat te keq!
Add new comment