Ballkani në orbitën e Europës, jo brenda saj

Postuar në 29 Gusht, 2017 16:11

Të jesh në qendër të vëmendje mund të jetë gjë e mirë ose avantazh. Por vështirë se kjo gjë mund të thuhet për Ballkanin, një rajon që ruan tingëllimin historik të konfliktit. 
Muajt e fundit rajoni ynë përlfitet përherë e më tepër si një zonë përplasjesh mes Rusisë, Turqisë dhe Perëndimit. Kanë kaluar vetëm dy dekada nga rënia e Jugosllavisë dhe hapësira që mendohej se do të binte nën rrezen e Perëndimit po jep shenja të çorientimit gjeopolitik. 
Në një opinion të këtyre ditëve, Javier Solana, ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, thekson dështimin e BE-së në futjen e Ballkanit në orbitën e vet. Ka një tregues domethënës në këtë drejtim: 

Ndonëse disa vende ortodokse lindore si Greqia, Bullgaria dhe Rumani kanë hyrë në BE te vetmet vende të ish-Jugosllavisë që janë bërë anëtarë janë Kroacia dhe Sllovenia, me shumicë katolike – një realitet ky që ushqen një narrativë kundërproduktive”, shkruan Solana. 
Aspekte të kësaj gjeopolitike mund të kërkohen edhe te njohja e menjëhershme nga Vatikani dhe Gjermania të pavarësisë së këtyre dy vendeve në vitet “90, duke konfirmua ndarjen Lindje -Perëndim. 

Rusia ka ditur të luajë në këtë drejtim, Solana përmend këtu qëndrimin e mbajtur nga disa vende ballkanike për sanksionet ndaj saj, me stë cilave vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi, anëtarë të NATO-s, miratuan vendosjen e tyre. Sjelljet për çështje të tilla përvijojnë ekzistencën e miniblloqeve në Ballkan, i ndarë edhe njëherë mes interesave nacionale që orientohen në krahë të ndryshëm. 

Solana i kushton rëndësi të madhe në shkrim Serbisë dhe këtu ai nuk dalloj nga zyrtarë të tjerë europianë që nisen nga premisat e ndikimit rus për të tregëtuar “dashamirësinë” e tyre ndaj një Ballkani që duhet të jetë Europë. Një tjetër aktor shqetësues është edhe Kina dhe mesa duket në BE edhe paratë që investohen nga tjetërkund nuk shihen me sy të mirë. Paratë e Kinës, sidomos për hekurudhat veri-jug mund të sabotojnë përpjekjen e BE-së për të imponuar një standard në prokurimet publike për vepra të tilla duke ndjekur një model më të thjeshtë, i cili preferohet nga drejtuesit ballkanikë. 

Solana bën thirrje që ballkanasve duhet t’u bëhet e qartë se ata kanë të drejtë të përfitojnë dhe të jenë pjesë e projektit europian, por rruga drejt tij nuk është e lehtë. Në emër të një shqetësimi gjeopolitik që sot Europa po e ndjen në rajonin tonë, po prodhohet edhe ky fluks shkrimesh dhe thirrjesh që në fakt tradhëtojnë edhe njëherë atë ndjesinë e përhapur se Ballkani Duhet, por nuk Është Europë. Kjo është një lojë e vjetër tashmë që na thotë se Europa do të marrë përgjegjësi për Ballkanin për aq sa nuk cenohet një lloj stabiliteti. Të tjerat, duket qartë se janë fjalë boshe të thëna me tepri në ditët e mira që përjetoi Europa e pas Luftës së Ftohtë. 

https://www.project-syndicate.org/commentary/balkans-eu-russia-china-by-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.