Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim nga Ahmetaj, Gjiknuri e Peleshi
Dy apo tre ministri do të mbajnë peshën kryesore të atij që mund të quhet plani i qeverisë Rama 2 për mandatin e dytë katërvjeçar. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi janë njerëzit mbi të cilët Edi Rama ka bastuar projektin që nuk ka një e emër, por që premton përmirësim të shërbimeve publike dhe ajo që është më kryesorja rritje të mirëqënies së popullatës. Kjo sepse 3 ministritë që do të drejtohen prej tyre mbulojnë shtyllat kryesore të Ekonomisë.
Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim!
Në Asamblenë fokusi ishin emrat e ministrave dhe riorganizimin i qeverisë në nivel administrativ sipas një ndarje me 4 rajone, por cili është plani për ekonominë. Ai u prezantua para zgjedhjeve dhe ka objektiva që lidhen me partneritetin publik privat pa një pritje të qartë për investimet e huaja.
Rritja ekonomike 5.5 përqind e PBB dhe Projekti “1 Miliard”
Gjatë katër viteve të ardhshme PS angazhohet për garantimin e një rritje ekonomike mesatare 4.5 përqind për të arritur në 5.5 përqind në fund të mandatit të dytë. Paketa “1 Miliard” si një iniciativë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në atë social, turizëm dhe infrastrukturë.
Injektimi i më shumë se 1 miliard dollarë në ekonomi, nëpërmjet aktivizimit të kapitaleve private në një numër të madh investimesh duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë. Nëpërmjet partneritetit me biznesin do të financohen 1 spital rajonal, 8 qendra shëndetësore, 53 shkolla të reja dhe rehabilitimi i 88 të tjerave, 6 shkolla profesionale, akset kryesore rrugore si Rruga e Arbrit, Tiranë – Thumanë – Vorë, Kardhiq – Sarandë, dhe shumë projekte të tjerë prioritarë” përcaktohet në manifest.
Ulje e Borxhit Publik nën 60 përqind të PBB
Ulje e borxhit publik nën nivelin 60 përqind dhe vazhdimi i financimit të investimeve publike në rreth 5% të PBB-së. Krijimi i 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë, ndërsa norma e papunësisë do ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind).
4-25% rritje e të ardhurave të disponueshme të popullatës; Lehtësim të barrës fikale në 18 përqind, për të ardhurat nga pagat e niveleve të larta. Rritje me 40% të pagave, fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliardë lekë, ku prioritet do të kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë. Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë, 10 mijë lekë çdo fundvit për çdo pensionist!
Bujqësia, një sektor prioritar
Do të përjashtohen nga TVSH disa nga inputet bazë kryesore bujqësore; një mbështetje prej rreth 20 milionë dollarë në vit për fermerët. 232 milionë dollarë më shumë financime për Bujqësinë. Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural me 71 milionë euro në kuadër të programit IPARD për investime në bujqësi, në prodhim, përpunim e tregtim të produkteve bujqësore.
100 milionë Dollarë investime në rrugët dytësore në bashkëpunim me Bankën Botërore, për të lehtësuar aksesin në treg të produkteve bujqësore. Janë rreth 95 milionë euro të disponueshme për kreditimin e sektorit me kushte lehtësuese” parashikohet në manifest.
Një treg energjetik potencial dhe modern i orientuar drejt eksportit
“Prioritet në katër vitet e ardhshme do të jetë përfundimi i liberalizimit të tregut për tensionin e lartë dhe të mesëm, investimi në nga burimet kryesore të gjenerimit, fuqizimi i linjave të transmetimit të brendshëm dhe interkonjeksionit me vendet e rajonin, fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian” shkruhet në manifest.
8-5% Tatim-Fitim për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit
Qeveria angazhohet për të stimuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ku bizneset që investojnë në zhvillimin e saj do të kenë një normë tatimi për fitimin prej 5%, duke synuar afrimin e kompanive të rëndësishme të industrisë.
Comments
Lum si ne per udheheqjen e re
Lum si ne per udheheqjen e re te Partise e te Shqiperise. Site c'po na shohin.... veshet c,po na degjojne... vetem jete te kemi ... pa do te gezojme.
Add new comment