Tension në mbledhjen e Këshillin Bashkiak të Himarës (Video)
Këshilli Bashkiak i Himarës nuk mundi të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohej plani rregullues i qytetit, nga i cili preken 50-60 qytetarë. Siç raporton A1 Report, biznesmeni Nikollaq Neranxi, kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri dhe përfaqësues të saj kanë hyrë me forcë në mbledhje duke kundërshtuar planin e përgjithshëm vendor.
Incidenti filloi para zhvillimit të mbledhjes së këshillit, ku edhe pse policia bashkiake ka ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll njerëzit, ka qenë pothuajse e pamundur. Tensionet priteshin pasi një pjesë e banorëve protestojnë prej kohësh për prishshjen e ndërtesave, madje Tiranës zyrtare i është përcjellë notë nga Ministria e Jashtme greke që e ka quajtur shkelje të të drejtave të minoritetit. Në vazhdën e këtyre përplasjeve Ministria e Brendshme greke vendosi heqjen e shtetësisë greke për kryebashkiakun e Himarës, Gjergji Goro disa anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryepleq dhe funksionarë.
Edhe një vit më parë mbledhja e Këshillit Bashkiak ka qenë e shoqëruar me tension. Gjatë procesit të konsultimit, këshilltarët dhe kryetari i bashkisë kanë replikuar herë pas here me banorët të cilët kanë kërkuar sqarim për cështjen e pronave.
Add new comment