Dyzet vjet pa Maria Callas
Nuk ishte vetëm një soprano lirike me famë botërore. Ndoshta për shkak se jeta e saj ishte mjaft e pazakontë ... si një përrallë: nga një “patë e shëmtuar” u bë një mjellmë e bukur dhe një yll i padiskutueshëm i skenës operestike. Zgjoi stuhi, admirim dhe mëri, ra në dashuri, u tradhtuar, dhe vdiq papritur dhe para kohe.
Cecilia Sophia Anna Kalogeropoulos u lind më 3 dhjetor 1923 në Queens, Neë York, vetëm pak muaj pasi prindërit e saj mbërritën në SHBA nga Greqia. Babai i saj, George Kalogeropoulos, ishte farmacist dhe e ëma Evangelia (Litza) ishte një aktiviste shoqërore ambicioze me aspirata të mëdha për familjen e vet.
Jeta e Callas u bë burim lajmesh për tabloidët dhe mbase në mënyrë të padrejtë ajo u bë viktima e shpifjeve të shtypit. Në mënyrën e saj karakteristike elegante, Callas do t’i përgjigjej këtij trajtimi nga shtypi me fjalët: Nuk jam engjëll dhe nuk pretendoj të jem. Nuk është një nga rolet e mia. Por nuk jam as djall. Jam grua dhe artiste serioze dhe dëshiroj të gjykohem si e tillë”.
Nuk ka dyshim se Onassis ishte pasioni i madh i jetës së Marias- ajo e deshi atë thellësisht. Ka pasur shumë spekulime lidhur me dëshirën e Marias për të pasur një fëmijë me Arin. Disa kanë thënë se Onassis e ka ndaluar këtë (duke e detyruar Marinë të bëjë të paktën një abort), ndërsa të tjerë (përfshirë ish-burrin e saj) thonë se Callas nuk mund të kishte fëmijë, ndërkohë që më shumë miq hedhin idenë se Maria lindi një fëmijë sekret nga Ari, i cili vdiq që kur ishte foshnjë.
Në 1968, Callas mbeti tërësisht e shkatërruar kur Onassis e flaku mënjanë për t’u martuar me Jacqueline Kennedy. Ishte një plagë prej së cilës ajo nuk e mori kurrë veten. Në 16 shtator 1977, Maria Callas vdiq nga një atak në zemër, kur ishte vetëm 53 vjeçe.
Add new comment