Raiffeisen Bank nën sulm kibernetik
Një kërkues në fushën e sigurisë kibernetike, Lukas Stefanko, ka identifikuar një fushatë mashtrimi online që synon vjedhjen e kredencialeve të klientëve të Raiffeisen Bank. Sulmi ka patur për objektiv klientë apo përdorues që janë gjermanisht folës dhe është realizuar përmes virusit MazaBot që merr të dhënat e klientit pasi ka sugjeruar shkarkimin e aplikacioneve të reja që kërkojnë plotësimin e një formulary identik me atë që ofron banka. Virusi përhapet përmes e-mailit dhe deri më tani kanë qenë vetëm 40 shkarkime të aplikimit në Austri. Raiffeisen u sulmua edhe në muajin mars kur disa filiale polake ranë viktimë e virusit Lazarus, që u identifikua dhe korrigjua shpejt.
https://thenextweb.com/security/2017/08/23/raiffeisen-bank-malware-phish...
Add new comment