Notë zero diplomacisë: "Kemi bërë një vrimë në ujë". Ambasadorëve: "Jeni treguar të leshtë"
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë jashtë vendit. Kreu i qeverisë ka folur për rëndësinë e diplomacisë ekonomike e cila ka qenë sipas tij pa asnjë efekt.
E kam pyetur veten: si ka mundësi që keni qenë kaq të leshtë për të ndjerë nevojën e domosdoshmërisë dhe sikcuar mënrat e nevojshme që ky vend që ndryshon me javë të përcillet jashtë ku na njohin pak dhe keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë…
tha ai.
Rama ka premtuar rritjen e pagave, ngushtimin e diferencës së pagave me vendet e rajonit. Në thelb kryeministri ka vlerësuar shërbimin konsullor, pork a pranuar situatën jo të mirë të shërbimit të jashtëm. Ai ka bërë të qartë se vlerësimi i punës së ambasadorëve çdo 3 muaj do të jetë kriter për qëndrimin në detyrë, ndërkohë që ministri do të jetë në "gjykim" për 1 vit.
Kohët kanë ndryshuar rënjësisht. Gjepolitika është përshpejtuar, globalizmi ka prishur ekulibra të hershëm duke vendosur ekulibra të rinj. Këto kërkojnë një qasje dhe zgjidhje të reja, specifike dhe të guximshme. Shoqëria jonë ka kërkesa që shtohen, përditë e më të mëdha, këmbëngulëse, ndaj të gjithëve
shtoi ai.
Comments
Që Edi Rama i quajti të
Që Edi Rama i quajti të gjithë diplomatët leshko dhe e konsideroi punën e tyre “një vrimë në ujë”, ishte më se e vërtetë. Po si nuk u ngrit njëri e të kishte burrërinë t’i thoshte: “Z. Kryeministër, unë që sot jap dorëheqjen, nuk mund të punoj me një kryeministër aspak diplomat, arrogant dhe mendjemadh”.
Add new comment