Antitrusti i BE-së ndalon bashkimin e “Bayer” me “Monsanto”
Komisioni Europian ka bllokuar operacionin e bashkimit mes kompanisë Bayer dhe Monsanto duke vepruar mbi bazën e dispozitave antitrust. Bëhet fjalë për një ndër operacionet më të mëdha në tregun global dhe një ofertë prej 66 miliardë euro që kompania gjermane ka dhënë për gjigandin e farërave. Procesi ka qenë i ndërlikuar, ka zgjatur me mua, me oferta dhe kundëroferta, duke mbërritur në finalen e 128$ për aksion. Ideja e kompanisë gjermane të farmaceutikës është që të konkurojë më mirë grupe si “Syngenta”, “Dow Chemical” dhe “Dupont”, edhe këto në proces bashkimi.
Por njësia antitrust në BE mendon se procesi duhet hetuar mirë, pasi gjigandi i ri që merr jetë pas bashkimit redukton ndjeshëm konkurencën, rrit çmimet dhe ul cilësinë si pasojë e një situate oligopol që nuk e nxit inovacionin. Po kështu KE-ja kërkon të vlerësojë më mirë aksesin që përfitojnë dhe do të kenë kultivuesve dhe distributorëve në kontestin e një kompanie që pritet të jetë më e madhja në botë për farërat dhe pesticidet. Kompania “Bayer” ka paraqitur argumentet e saj para Komisionit; sipas saj bashkimi do të sjellë avantazhe të mëdha për kultivuesit dhe konsumatorët dhe se ajo do të bashkëpunojë me Komisionin në hetimin e nisur. Komisioni do të ketë kohë deri më 8 janar 2018 për të dhënë një vendim final.
http://www.repubblica.it/economia/finanza/2017/08/22/news/ue_alt_a_bayer...
Add new comment