Libri/Perandoria Otomane, dinasti myslimane mbi një popullsi vetëm 50% të besimit islam

Postuar në 19 Gusht, 2017 16:55

Një libër i botuar së fundmi “Një histori e Perandorisë Otomane” me autor Douglas Howard, profesor i historisë në Calvin College në Michigan, është sjellë në vëmendje nga gazeta turke “Hurriyet” e cila i ka marrë një inervistë autorit. Në të ka edhe çështje që prekin debatin historiografik të Shqipërisë dhe për shqiptarët, nisur nga fakti se aty diskutohet edhe aspektin fetar.

Autori thotë se ndonëse natyra e dekreteve sulltanore(femranëve) ishte kategorike dhe shpesh kërcënuese, korrespondenca mes provincave dhe qendrës na jep një panoramë tjetër. Njerëzit mund të shprehnin kërkesat e tyre të cilat adresoheshin sipas rastit. Howard thotë se dinastia osmane ishte një dinasti me besim fetar dhe botëkuptim mysliman dhe nuk mund të ndahet kjo nga politikat e ndjekura prej saj. Por gjithsesi ky realitet në majë të pushtetit nuk u shoqërua me përhapjen e Islamit me shpatë.

Për shekuj të paktën gjysma e popullsisë të perandorisë nuk ishte myslimane; kishte kristianë, hebrej dhe të tjerë. Edhe vetë komuniteti mysliman nuk ishte monolit: kishte shiitë, sunitë dhe shumë variacione brenda vetë këtyre. Kështu që dinastia ishte patjetër myslimane, por kjo nuk do të thotë që ajo imponoi uniformitetin mbi popullsinë.

Zhvendosja e balancës së popullsisë drejt Islamit ndodhi vonë. Edhe në fund të viteev 1880, kur edhe kemi censusin e parë real otoman mbi të cilin mund të shohim të dhënat, vetëm 75% të popullsisë së perandorisë ishte myslimane

thotë ai.

I pyetur mbi realitetin e shpërbërjes së Perandorisë që mendohet se nis në verën e vitit 1923 dhe përfundon në gusht të vitit 1923, profesori  nënvizon se 25 vjeçari i parë i shekullit të 20-të ka qenë shumë i dhunshëm. Megjithëse perandoria u përfshi nga konfliktet, nga luftërat dhe në proces e sipër u arrit edhe në atë që quhet si Genocidi Armen, nuk kishte arsye reale që të impononin shpërbërjen.

Për mua në vitin 1908, 1909 dhe 1910 nuk kishte asnjë arsye pse Perandoria Otomane mund të mos vazhdonte edhe një shekull. Sigurisht do të kishte qenë shumë e vështirë, por ishin ngjarje specifikëe dhe zgjedhje specifike të bëra nga njerëz të caktuar që çuan në kataklizmën që ndodhi

shprehet Howard. Rënia e lirë e PO-së pra ishte edhe çështje gabimesh sesa thjesht proces fermentimi sipas të cilit shpërbërja do të vinte me çdo kusht. Mjafton të kujtohet se perandoritë u përmbysën me fundin e LIIB-së dhe luftërat antikoloniale.

http://www.hurriyetdailynews.com/interview-douglas-howard-on-his-history...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.