Erdogan, thirrje turqve në Gjermani: Mos votoni as Merkelin, as Schultz! Janë armiq të Turqisë

Postuar në 19 Gusht, 2017 00:06

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje turqve në Gjermani që të mos votojnë për Merkelin, apo edhe rivalin e saj, Schultz.

Tani në Gjermani socialdemokratët dhe kristiandemokratët po thonë: Mund të marrim vota nëse baltosim Turqinë. Po u them qytetarëve të mi në Gjermani që të mos i mbështesin asnjëherë këto parti. Mos mbështesni CDU-në, SPD-në apo të gjelbrit. Ata janë të gjithë armiq të Turqisë”, citon gazeta “Hyrriyet”, kreun e shtetit turk.

Ai ka shtuar se mbëhstetja e turqve që jetojnë në Gjermani duhet të shkojë për ato parti që nuk kultivojnë armiqësi kundër Turqisë, pavarësisht se janë të dyta apo të treta. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e ka cilësuar thirrjen e presidentit turk si ndërhyrje. Në Gjermani janë më shumë se 1 milionë turq me të drejtë vote dhe kjo thirrje e Erdogan është në vazhdën e tensioneve mes të dyja vendeve që buron nga qëndrime të ndryshme për grushtin e shtetit dhe menaxhimin e tij nga autoritetet turke. Po kështu një arsye është edhe politika e jashtme e Turqisë e cila nuk ka pyetur shumë për opinionin e perëndimit, por në Siri dhe në Lindjen e Mesme po ndjek interesat e veta.

http://www.hurriyetdailynews.com/dont-vote-for-merkel-schulz-greens-erdo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.