Ndahet nga jeta Ylli Popa
Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Ylli Popa, akademik dhe mjek. Ai u lind në Elbasan në vitin 1930 dhe u diplomua në Bukuresht. Me ardhjen në Shqipëri ai drejtoi katedrën universitare të biokimisë dhe më pas katedrën e terapisë spitalore. Studoi në Moskë në vitet 1958-1961 për të themeluar më pas në Shqipëri shkollën e kardiologjisë. Ylli Popa është bashkëautor i botimeve universitare “Leksione të Krdiologjisë” dhe “Kardiologjia”. Po kështu Popa ishte pjesë e grupit të mjekëve të Enver Hoxhës. Ai ka qenë po ashtu në drejtimin e Akademisë së Shkencave për 10 vjet në vitet 1997-2007, anëtar themelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura.
Add new comment