Dalai Lama: Ëndërroj që selia e NATO-s të jetë në Moskë
Dalai Lama ëndërron që shtabi politik i NATO-s të jetë në Moskë. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, intervistë e cila po citohet gjerësisht.
“E kam përmendur edhe më parë një ide që mund të jetë një ëndërr boshe, por nëse NATO do të vendoste shtabin në Moskë, kjo mund të minimizonte keqkuptimet e rusëve", tha ai.
Duke vijuar më tej, lideri shpirtëror tibetian ka shtuar jo pa ironi se kam frikë se "pas këtij sugjerimi nuk do më lënë të shkoj në Amerikë".
Lama nuk lejohet të hyjë në Rusi që nga viti dhe Kina ka shprehur mirënjohje për këtë. Në një intervistë të vitit Lama kritikoi edhe presidentin rus, Vladimir Putin
"Sjellja e tij është Unë, Unë, Unë. Kjo është rrënja e problemit", shprehej ai asokohe në një intervistë për një gazetë gjermane. Gjithsesi ai ka shprehur konsiderata dhe shpresë për Rusinë, për të cilin tha se beson në një të ardhme të shkëlqyer të saj.
"Një urë e vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit", siç tha ai. Lama ndodhet së fundmi në New Dehli për një konferencë për murgjit e parë budistë të Rusisë.
Add new comment