Kotzias, një fanatik i dikurshëm i stalinizmit/ Artikulli që provokoi përplasjen Kotzias - Financial Times

Postuar në 15 Gusht, 2017 12:34

Një artikull i shkruar nga Kerin Hope në gazetën "Financial Times" që hedh dyshime mbi funksionimin e shtetit të së drejtës në Greqi, nisur nga një vendim i Gjykatës greke në favor të Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, ka provokuar reagimin e Ministrisë së Jashtme të vendit fqinj. Çështja zë fill në vitin 2010 kur revista "Athens Review of Books" botoi letrën e një lexuesi të saj që thoshte se ministri në fjalë në rininë e tij ka qenë "një ekstremist komunist dhe fanatik i vërtetë i stalinizmit". 
Gjykata Supreme greke urdhëroi Manolis dhe Maria Vasilakis, pronarët e revistës të kompesojnë zotin Kotzias me një shumë prej 22.000 eurosh pasi i gjeti fajtorë për akuzën e shpifjes. Gjykata më pas ngriu llogaritë bankare të revistës me kërkesë të z Kotzias. Vendimin që ka marrë formë të prerë z. Vasilakis tha se do të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 

"Financial Times" shkruan se vendimi në favor të ministrit Kotzias ka provokuar kritika të forta të akademikëve dhe figurave të tjera publike, të cilët thonë se vendimi shkel ligjin e BE-së për lirinë e shprehjes dhe nënvizon një shqetësimin më të gjerë në lidhje me veprimet e qeverisë së majtë të Syriza, të cilat perceptohen si ndërhyrje në gjyqësor. Gazeta i referohet një reagimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dënuan propozimin e qeverisë greke për zëvendësimin e Gjykatës së Lartë Administrative me një Gjykatë Kushtetuese. Shoqata greke e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tha se "pavarësia e gjykatësve dhe prokurorëve është një gur themeli i demokracisë" dhe akuzoi qeverinë se "është sistematikisht duke u përpjekur për të manipuluar dhe nënshtruar plotësisht sistemin e  Drejtësisë.  

Artikulli në fjalë më pas bën edhe një për përshkrim të ministrit Kotzias duke thënë se  66-vjeçari është një personalitet jounifikues në Greqi, ish-anëtar i lëvizjes komuniste së të rinjve, në mesin e të cilëve ishte dhe Alexis Tsipras, kryeministri aktual i Greqisë. Gazeta thotë se Kotzias, një ish-zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Greqisë, e cila mban ende ideologjinë staliniste, nuk pranoi të komentojë.

http://athensreviewofbooks.com/?p=2983

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme greke që e quan artikullin e Financial Times të shkruar nga Kerin Hope si një përpjekje për të njollosur qeverinë greke përmes të pavërtetave dhe pohimeve të paverifikuara. Reagimi i Ministrisë thotë po ashtu se gazeta gënjen  kur thotë se ministri nuk ka pranuar të bëjë komente mbi artikullin e botuar, duke sqaruar se në bazë të kërkesës së të pranuar më 30 korrik lnga avokati i Ministrit z. John Mantzourani, Znj Hope kishte marrë një përgjigje. 
"Bëhet thirrje për shkeljen e  pavarësisë së gjyqësorit nga qeveria, kur autorja duket se u  shërben konsideratave të tjera dhe interesave egoiste, teksa miraton të gjitha "argumentet" e kundërshtarëve të qeverisë, ndonësë çështja është gjykuar në të gjitha nivelet. Përçmon vendimet e drejtësisë greke për shkak se nuk i pëlqejnë me karakterizime politike dhe gënjeshtra kundër zotit Kotzia, duke përdorur një frazeologji të ekstremit të djathtë"- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme greke.
http://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/anakoinose-upourgeiou-ex...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.