"Serbia nuk hyn në NATO me Vuçiç president. Më pas nuk e di"

Postuar në 09 Gusht, 2017 21:59

Tri ditë më parë Radio Evropa e Lirë njoftonte zhvillimin e stërvitjes së parë ushtarake të NATO-s në territorin serb. Sipas kësaj medieje, stërvitja REGEX -2018 do të zhvillohej në Serbi, si pjesë e praktikës në vende të tjera. Mirëpo sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar se stërvitja në fjalë është një nismë rajonale dhe ajo nuk ka të bëjë me NATO-n. 

Duke folur nga qyteti i Valjevos, Vulin tha se bëhet fjalë për një stërvitje në nivel shtabi që bazohet mbi simulime kompjuterike. Për të hequr çdo dilemë, ai ka deklaruar prerë se Serbia nuk do të jetë pjesë e NATO-s sa kohë në krye të ushtrisë së saj, si komandant i Përgjithshëm, do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. 

Ne do të stërvitemi me këdo nga i cili mund të mësojmë diçka…Do të bashkëpunojmë me forcat amerikane, por edhe me ato ruse.  Sa kohë president dhe komandant suprem është Aleksandër Vuçiç dhe unë ministër i Mbrojtjes, Serbia nuk do të bëhet pjesë e NATO-s. Më pas nuk e di se çfarë do të ndodhë…ndoshta të tjerë që do vinnë, do ta mendojnë ndryshe”, tha ai.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=09&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.