Ballkan/Fake news, problem - përpjekja për të kontrolluar mediat, problem edhe më i madh
Në Ballkan nuk është problem kryesor përhapja e lajmeve të rreme, por përpjekjet për të kontrolluar mediat. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish- përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, është shprehur se “situata e medias në Ballkan, përkeqësohet dita ditës”. Sipas saj kjo situatë është pasojë e konfliktit dhe shoqërive në tranzicion. Nga ana tjetër dështimi i politikanëve dhe prirja për të kërkuar kontroll mbi mediat është dominues.
“Nuk duhen gjykuar gazetarët, sepse atyre u mungon solidaritetit dhe profesionalizmi. Ka probleme ekonomike, mungesë parash. Arsimi po ashtu është i mangët”, shprehet ajo.
“Fake news nuk janë i vetmi problem, por përpjekjet për të kontrolluar mediat shumë më tepër se më parë”, shton ajo.
Add new comment