Arti i fotomontazhit dhe shkrepjeve të mbivendosura
I Lindur në 1934 Jerry Ouelsman konsiderohet si themeluesi i fotomontazhit në shekullin e 20 në Amerikë. Interesi i tij për fotografinë nisi që në moshën 14 vjeç në duke fiksuar një botë që kapet lehtësisht nga objektivi i aparatit..
Ouelsman prodhon imazhe komplekse me negative të shumta dhe përpunim kaotik të imazheve. Ai përdordymbëdhjetë zmadhime në të njëjtën kohë për të prodhuar fotot përfundimtare dhe ka një arkiv të madh të negativëve të fotografive. Gjithashtu, ai nuk mban më shumë se një aparat fotografik me vete.
Kur fillon të krijoje një fotomontazh ka një ndjenjë të fortë intuitive për atë që kërkon të duket në fotomontazh duke pranuar se gabimet janë të pashmangshme dhe pjesë e procesit krijues
Ai i përket shkollës së fotografëve të cilët besojnë se përbërja e fotografisë mund të jenë disa shkrepje të mbivendosura. Ai nuk ishte i interesuar për fotografinë narrative, por kërkon të zgjojë imagjinatën e shikuesit duke i dhënë një ndjenjë më të madhe përmes artit të fotomontazhit.
Add new comment