KLSH: Administrata 590.6 milionë euro dëm në dy vite

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë të ditur të dhënat mbi kontrollet e ushtruara ndaj istitcioneve buxhetore ne 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas KLSH dëmi që administrata i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është 590.6 milionë euro, shkelje financiare që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar në vitet 2014-2016. Në totalin prej 590.6 milion euro, afërsisht 14,4 milionë euro është vetëm dëmi në buxhet si pasojë e parregullsive dhe shkeljeve financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera.Ndërsa 576 milionë euro janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara. Sipas KLSH, dëmi më i madh ekonomik vërehet në fushën e doganave, më pas vjen ajo e prokurimeve publike. Por nuk mbeten pas edhe tatim – taksat.Gjatë periudhës 6 mujore nga ana e KLSH-së janë bërë 20 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë në vend.
Add new comment