Talat Xhaferi zhvillon konferencë për shtyp në dy gjuhë. Zyrtari shqiptar do të mbajë fjalën në Ditën e Republikës së Ilindenit
Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka deklaruar se do të mbajë një fjalim më 2 gusht me rastin e Ditës së Republikës së Ilindenit në Krushevo. Kryengritja shënon nisjen e procesit të pavarësimit të Maqedonisë nga pushtimi Osman dhe kësaj radhe është një zyrtar me origjinë shqiptare që do të mbajë fjalën e rastit. Kryengritja ka ushqyer nacionalizmin maqedonas, por edhe atë bullgar pasi ka patur jo pak debate nga të dyja palët për karakterin e saj.
Xhaferi hyn në këtë mes si një zyrtar që përfaqëson një Maqedoni të re, por ku konfliktet etnike janë të ndezura. Fjala vjen në kontekstin e realizimit të Traktatit të Miqqësisë me Bullgarinë, teksti i të cilit është publikuar tashme dhe në kuadër të premtimeve për ligjin e gjuhës që favorizon shqiptarët. Xhaferi e ka njoftuar pjesëmarrjen në aktivitetin e 2 gushtit gjatë një konference për shtyp ku ka raportuar për 100 ditët e para të punimeve të Kuvendit, e gjatë së cilës ka folur shqip, e mandej maqedonisht. Ai e ka mbrojtur këtë veprim duke deklaruar se përdorimi i dy gjuhëve është e drejta e tij kushtetuese dhe për të shmangur nevojën e përkthimit nga mediat.
Add new comment