Perla e Ballkanit/Në Ksamil ishte aksident, në Gjirokastër derdhja e ujërave të zeza në Drino është zgjidhja
Pas rastit të djeshëm në Ksamil, ku ujërat e zeza dolën si përrua në plazh, pati disa reagime. U dërguan forca të ushtrisë etj., për të bërë pastrimin, ndërkohë që sot ka nisur në sazet mediatike kënga e njohur e “Shqipërisë një perlë e Ballkanit”. Mirëpo nëse ajo e Ksamilit ishte një aksident që provon paaftësinë e strukturave, rasti I lumit Drino në Gjirokastër është shenjë e dritshkurtësisë dhe papërgjegjshmërisë.
Sipas një kronike të Televizionit Publik, ujërat e zeza dhe mbetjet urbane të Gjirokastrës derdhen në këtë lumë duke provokuar ndotje të vazhdueshme dhe kushte higjenike të papranueshme. Ata që bënë fushatë në Gjirokastër, të veshur me rroba të shtrenjta dhe duke bërë fytyrën e qibarit dhe sqimatarit të qytetëruar do të duhet të kënë pësuar ndotje të madhe morale për t’iu shmangur një të vërtete të tillë që mbi të gjitha të shpon hundët, siç thotë një nga personat që prononcohet.
Add new comment