Varoufakis “rikthehet” me një libër mbi krizën. Tsipras: Për ne mund të thonë gënjeshtarë, por jo të korruptuar

Postuar në 24 Korrik, 2017 10:08

Një libër i publikuar nga ish-ministri grek i Financave, Yianis Varoufakis, ka provokuar reagime politike në Greqi. Në këtë punim të vetin, ish-ministri hedh dritë mbi kronikën e 6 muajve të parë të qëndrimit në pushtet të SYRIZA-s, një kohë kur në vendin fqinj i druheshin një kolapsi të plotë. Kjo çoi në vendosjen e kontrolleve dhe gati çoi në largimin e Greqisë nga Eurozona. Sipas gazetës “Protothema” libri jep detaje nga diskutimi mes Tsipras dhe Varoufakis për planet për paketën 16 miliardë euro pas mbylljes së bankave, si dhe për planin e quajtur X. Libri ofron një panoramë të mënyrës sesi qeveria e Tsipras menaxhoi negociatat me kreditorët, ndërkohë që të gjitha këto kanë çuar në reagime nga partia opozitare, Demokracia e Re.

Ora ku grekët do të mësojnë të vërtetën pë rata që janë përgjegjës për rënien e vendit, është afër”, citohet një deklaratë e posaçme e kësaj partie që po bën kalë beteje librin e Varoufakis.

http://en.protothema.gr/varoufakis-revelations-in-new-book-spark-politic...

Libri ka marrë një farë jehone edhe jashtë. Në një shkrim të 3 majit 2017, Paul Mason shkruante për të në “The Guardian” duke e cilësuar si një nga botimet memuaristike më të arrira.

Varoufakis është në brendësi të politikës së lartë të cilën e tregons i një i jashtëm”, shkruan Mason që e vlerëson librin edhe për hollësitë e sjella për mënyrën si funksionon pushteti: aleanca dhe lidhje biznesi, punësime reciproke të afërmish dhe në fund ke përfunduar në një rrjet fijesh që sjell përjashtimin e të tjerëve.

https://www.theguardian.com/books/2017/may/03/yanis-varoufakis-greece-greatest-political-memoir

Vetë Tsipras ka reaguar duke dhënë një intervistë për të njëjtën gazetë që mban në vëmendje krizën greke, tashmë jo për pasojat ekonomike, por për të kuptuar një model negociimi që zbulon sjelljen dhe natyrën e vërtetë të BE-së dhe kreditorëve. Tsipras pranon se ka bërë gabime shumë të mëdha, por më i madhi ka qenë zgjedhja e disa njerëzve në poste kyçe. I pyetur nëse i referohet Varoufakisit, Tsipras zbulon se ka qenë  qartë në arsyet e zgjedhjes së tij: Varoufakis ishte zgjedhja e iduhur për strategjinë fillestare të politikës së përplasjes, por atij ju refuzua plani për të kaluar drejt një monedhe të re.

Yianis përpiqet të shkruajë historinë në një mënyrë të ndryshme. Ndoshta momenti kur disa të vërteta do të thuhen, do të vijë…kur ne të vijmë në pikën që të lexojmë atë që ai e paraqiti si Plani B…që ishte thjesht i dobët dhe inefektiv”.

Sipas kryeministrit grek, pavarësisht nga sa duket, Varoufakis e adhuronte ministrin gjerman të Financave, Schäuble.

Unë mendoj se ai ishte alter egoja e tij. E dashuronte. E respektonte shumë dhe ende e respekton”, thotë Tsipras.

Ai sqaron edhe pikën më të errët në atë që ndodhi pasi SYRIZA mori mandatin referendar për të kundërshtuar planin e Europës.

Strategjia qeverisëse e SYRIZA-s ishte ajo e përplasjes politike në përputhje me mandatin tonë, por dalja nga monedha e përbashkët dhe mandej si pasojë nga BE, nuk u vu kurrë në diskutim. Të ikësh nga Europa për të shkuar ku? Në një tjetër galaktikë? Greqia është pjesë integrale e Europës…Kompromis ishte i vetmi opsion”, shton ai.

Dhe ky kompromis që bëri nul një votë referendare është ai që sipas kryeministrit grek shpëtoi Greqinë nga aventura që nuk dihej ku çonin. Si një demagog i lindur që merr pamjen bindëse të atij që thotë të vërteta të ndjera, Tsipras e ka gati përgjigjen për të gjithë atë zhgënjim që solli, por që nuk është kapitalizuar dot nga kundërshtarët e tij politikë.

Nëse del në rrugë dhe pyet për këtë qeveri, shumë do të thonë “gënjeshtarë”, por askush nuk do të thotë se ne jemi të korruptuar apo të pandershëm dhe se kemi vënë dorë te paratë”,  deklaron ai.

https://www.theguardian.com/world/2017/jul/24/alexis-tsipras-the-worst-is-clearly-behind-us

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.