Turqia e polarizuar një vit pas grushtit të shtetit
Një vit pas grushtit të dështuar shtetit , Erdogan duket të jetë në kulmin e pushtetit të tij.Për të festuar përvjetorin e kësaj ngjarje Erdogan kërkoi arrestimin e 105 personave që punojnë në sektorin e IT dhe që dyshohet se kanë të bëjnë me përpjekjen e korrikut të kaluar. Mbrëmjen e 15 korrikut, 2016, banorët e të dy qytetetve më të mëdha të Turqisë u zgjuan nga tingujt e avionëve luftarakë që flutoronin mbi shtëpitë e tyre. Një grup ushtarëkësh të cilët e quanin veten "Këshilli i Paqes në vend" deklaruan se morën pushtetin dhe se dëshironin të rivendosnin demokracinë.
Nga jugperëndimi i Turqisë Erdogan u bëri thirrje mbështetësve të tij në Twitter për të dalë në rrugë. Dhjetëra mijëra njerëz iu bindën thirrjes së tij. Herët në mëngjesin e 16 korrikut të puçistët u detyruan të dorëzohen. Disfata e grushtit të shtetit u prit nga Erdogan si një fitore e forcave demokratike në Turqi.
Përgjigjia e autoriteteve ishte e shpejtë. Më shumë se 50 000 persona u arrestuan dhe më shumë se 100,000 u dëbuan ose pezulluan. U përndoqën masivisht mbështetësit e pretenduar të Gulen, kurdët, gazetarët që kritikonin qeverinë turke, apo edhe anëtarë të organizatave joqeveritare.Një vit më vonë ka zëra që thonë se grushti i shtetit dështoi në Turqi ishte asgjë më shumë se një përpjekje e orkestruar nga Erdogan, i cili drejtoi shfaqjen për të persekutuar opozitën.
Ushtria, e cila është përgjegjëse për shumë grushte shteti në historinë e Turqisë është reformuar plotësisht. Pas referendumit të prillit kompetencat e presidentit turk janë forcuar dhe ai mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Këto zhvillime kanë polarizuar shoqërinë turke mes përkrahësve dhe kritikëve të Erdogan.
Add new comment