Ndalohet hyrja në Austri e ministrit turk të Ekonomisë
Një tjetër episod u shtohet polemikave që kanë shpërthyer mes vendeve të Evropës dhe Turqisë. Austria nuk ka lejuar ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci të hyjnë në vend për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
"Unë mund të konfirmoj se ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka ndaluar ministrin e ekonomisë turke të hyjnë në vend" - tha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Austrisë për radion austriake ORF. Ai argumentoi se aktiviteti do të ishte masiv dhe se vizita e Zeybekci do të ishte një "kërcënim për rendin publik dhe sigurinë në Austri."
Vlen të përmendet se javën e kaluar Holanda njoftoi se zëvendëskryeministrii qeverisë turke nuk ishte i mirëpritur për të marrë pjesë në një ngjarje të emigrantëve turq në përvjetorin e grushtit të dështuar të shtetit.
Add new comment