Katastrofa e vitit 1945, si ishte Hiroshima para bombardimit amerikan (Video)

Postuar në 08 Korrik, 2017 12:31

Më 6 gusht 1945 ndodhi një katastrofë e paimagjinueshme. Shtetet e Bashkuara hodhën  bombën e parë atomike në Hiroshimë.
Pjesa më e madhe e qytetit u dogj. Nga shpërthimi temperatura arriti në 4 000 gradë Celsius. Dhjetëra mijëra njerëz u asgjesuan. Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 140,000 mijë. Tre ditë pas Hiroshimës, një bombë e dytë atomike goditi Nagasakin.
Ne të gjithë i kemi parë imazhet e shkatërrimit. Qyteti i djegur, njerëzit që mbijetuan.
72 vite nga hedhja e bombës  atomike në Hiroshima, në  Muzeun e Paqes është publikuar një video që tregon qytetin para bombardimit. 
Ky është një film i restauruar digjital dhe përshkruan një ditë normale në qytetin e bukur të Hiroshimës në vitet e paqes, dhjetë vjet para Luftës së Dytë Botërore.
Materiali i përket vitit 1936 dhe në video  tre minutëshe duken pemë të lulëzuara qershie në qendër të qytetit, me gratë me kimono të kalojnë rrugën, makina dhe tramvaje që lëvizin  me ritmet e një qyteti të gjallë.
Sipas Japoni Times, videoja e mrekullueshme është "regjistruar" nga Kaëasaki Genjiro dhe kaloi shumën prej 7944  dollarësh për t'u restauruar. 

http://www.japantimes.co.jp/news/2017/07/06/national/history/newly-digit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.