"Skoda" që çau murin e frikës

Postuar në 03 Korrik, 2017 15:18

Historia e çarjes së murit të ambasadës gjermane në vitin 1990 është e njohur tashmë. Njeriu që ndërmori aktin e guximshëm është Ylli Bodinaku. Më tej, ambasada gjermane u bë pika e hapjes për atë që quhet Ngjarjet e Ambasadave, kur 5200 qytetarë u larguan nga Shqiipëria.

Ishin 38 vetë që vranë frikën, jo vetëm unë. Unë vrava tmerrin, që do të çaja murin! Ja ku është muri, timoni…Zoti desh që ne të jetonim dhe jetuam. Dhe jam shumë i lumtur që e theva atë regjim” tha Bodinaku.

27 vite më pas është menduar një ceremoni dhe një përkujtim i veçantë.

Sot në atë vend qëndron një instalacion gjysëm “Skode” pikërisht në memorie të asaj dite që shënoi edhe grushtin e parë të fortë ndaj regjimit komunist të Tiranës. Eljan Tanini qe ka realizuar konceptin e instalacionit se bashku me protagonistin e asaj ngjarje, kanë vendosur t’i japin një emër dhe një fytyrë kësaj qoshje të fshehur të Tiranës që u khye në simbol të vrasjes së frikës dhe rrugëdaljes në perëndim për mijëra shqiptarë”, raporton TVSh.

Një ide që kujton diçka jo pa rëndësi për historinë e këtij vendi, por sidomos për Tiranën. Sigurisht në këtë aktivitet interesant nuk mungonte as kryebashkiaku Veliaj, diçka e vetëkuptueshme tashmë, por edhe përfaqësues të ambasadës gjermane.

https://rtsh.al/lajme/rikthehet-kamioni-i-lirise/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.