Me qetësi dhe sukses: Assad shfaqet si imazh në kartëmonedhën siriane
Bashar al –Assad, presidenti aktual i Sirisë është shfaqur në një prerjes kartëmonedhe si imazh parësor i saj. Imazhi i tij është vendosur në një bankënotë 2000 paundëshe, e cila sipas Guvernatorit të Bankës siriane, Duraid Durgham, ka qenë printuar vite më parë, por hedhja në qarkullim u shty për arsye të ndryshme. Bankënota është ekuivalente me 4$ sipas kursit aktual dhe në ndryshim nga i ati, Hafez, që u shfaq në monedha, Bashari, ecën më tutje, tek kartëmonedha. Assad padyshim që është një ndër njerëzit me më shumë vend në historinë e re të Sirisë, nisur nga roli i tij në luftën e fundit që ka provokuar mijëra viktima.
Add new comment