Kompetencat e Lulzim Bashës si puna e titujve në përdorim
Pretendimeve për shkelje stauti, Partia Demokratike i është përgjigjur me një deklaratë përmes së cilës referon në mënyrë interpretiave statutin e partisë për veprimet e kryetarit Lulzim Basha. Sipas këtij interpretimi kompetencat e kryetarit i kalojnë nënkryetarëve dhe sekretarit në mungesë të kryetarit dhe me autorizim të tij. Pra jo në mungesë të kryetarit, OSE me autorizim të tij. Nga kjo pikëpamje, PD-ja e sotme i ngjan atyre titujve të pronësisë në përdorim që kaq shumë i mbolli në Shqipëri ai ligji i famshëm nr. 7501. Kryetari nuk mungon dhe ai delegon kompetencat kur Mungon dhe në këtë rast ai nuk ka se çfarë autorizimi të japë. Ka nisur pra një lojë nenesh dhe interpretimesh që po e çojnë PD-në drejt një rruge që nuk e shpëton dot as bashkëqeverisja me Edi Ramën.
Add new comment