Dimensione të fshehura mund të ndikojnë mbi valët gravitacionale
Kërkuesit e Institutit Max Planck për Fizikën Gravitacionale kanë zbuluar se valët gravitacionale mund të influencohen nga dimensione të fshehura që janë të tilla sipas parashikimeve të teorisë së unazave. Studimi pason gjurmimin për herë të parë të valëve gravitacionale në vitin 2015 që origjinonin nga një vrimë e zezë binare. Identifikimi i këtyre valëve lejon gjurmimin e vrimave të zeza, por edhe një kuptim më të mirë të vetë gravitetit.
“Krahasuar me forca të tjera si elektromagnetizmi, graviteti është skajshmërisht i dobët”, shprehet një nga autorët e studimit, dr. David Andriot. Arsyeja për këtë dobësi mund të jetë fakti se graviteti ndërvepron me më shumë se tre dimensione në hapësirë dhe një dimension në kohë që janë pjesë e përvojës sonë të përditshme.
Dimensionet shtesë -shumë të vegjël për t’u identifikuar -janë një përbërës i domosdoshëm për teorinë e unazave, e cila është një nga postulimet më shpresëdhënëse për një teori të gravitetit kuantik. Kjo e fundit është sifda më e madhe e fizikës teorike pasi presupzohet se do të bashkojë në një të vetme teorinë e relativitetit të përgjithshëm dhe mekanikës kuantike dhe kështu shpresohet se do të kuptohet se çfarë ndodh kur masa shumë të mëdha përfshihen në distanca shumë të vogla si p.sh brenda një vrime të zezë apo në ngjarjen e Big Bang.
Sipas autorit tjetër, Gustavo Lucena Gomez detektorët e valëve gravitacionale mund të japin prova eksperimentale të dimensioneve të fshehura, ndërkohë që sipas këtij studimi të fundit, këto dimensione mund të kenë dy efekte të ndyshme mbi valët gravitacionale: ato do të mund të modifikonin valët gravitacionale “standard” dhe mund të shkaktojnë valë të reja në një frekuencë mbi 1000 Hz.
https://phys.org/news/2017-06-hints-extra-dimensions-gravitational.html
Add new comment