Akuza për abuzim me minorenët ndaj kardinalit australian Pell
Kisha Katolike ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes për një akuzë të rënë: abuzim seksual me minorenë. Akuza është ngritur kundër kardinalit australian Gorge Pell, emëruar nga Papa Françesku si Prefekt I Çështjeve ekonomike. Pell do të paraqitet në gjykatën e Melburnit më 18 korrik dhe ai është mbrojtur përherë ndaj kësaj akuze duke hedhur poshtë ato si të pavërteta.
“Jam i pafajashëm. Akuzat ndaj meje janë të gjitha të pavërteta”, është shprehur Pell. Selia e Shenjtë ka lëshuar një deklaratë të posaçme me këtë rast, duke theksuar respektin për drejtësinë australiane si dhe faktin se Pell është zyrtari më i lartë i Kishës që implikohet në akuza të këtilla. Zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke ka deklaruar se Pell ka bërë një punë të mirë në organizimin për çështjet ekonomike, ndershmëria e tij është provuar gjatë kohës që ai ka qenë në Selinë e Shenjtë si dhe ka qenë aktiv në marrjen e masave për mbrojtjen e minorenëve.
Add new comment