Një votë që po lexohet si revansh dhe Amnisti
Vota dhe fitorja janë përgjegjësi e madhe. Me këtë shprehje kryeministri Edi Rama hapi siparin e mandatit të dytë të tij në qeveri duke i qëndruar besnik demagogjisë dhe manipulimit.
Vota është përgjegjësi, por një votë që garanton fitore të tillë sigurisht që konvertohet në premisë për abuzim dhe arrogancë. Shqiptarët që janë aktivë në politikë, majtas dhe djathtas kanë dëshmuar, se nuk i konsiderojnë pasojat afatgjata. Parimi veprues është: të hedhim lumin sot, të bëjmë ca lekë, se nesër e rregullojmë. Dhe funksionon më së miri. Kështu bëri Lulzim Basha që sot ka ndihmën e Edi Ramës, por kështu bënë edhe ministrat e PS-së që u akuzuan për çdo gjë.
Shikoni se çfarë thotë sot Sajmir Tahiri, ministri i promovimit të Drogës:
“Dje mund te jemi ndare per voten, nga sot duhet te bashkohemi per Shqiperine e femijeve tane”.
Moralizimi është huq i këtij soji, mundësuar patjetër nga vota që lexohet fare qartë si Amnisti. Amnisti nga akuzat, nga përgjegjësitë penale, nga abuzimi, amnisti nga e vërteta që ulëret. Ndaj ky prolog është një parathënia e asaj që dihet se çfarë e pret Shqipërinë këto katër vjet. E pret më së paku një ekip miliarderësh të majtë që pse jo mund të pretendojnë në kulmin e dhjamosjes së tyre edhe një mandat të tretë.
Comments
Sa dhjam duhet me pas?
Ore per ke miliarder te dhjamosur e ke fjalen?
Add new comment