Tallja e Erdogan me BE-në/Turqia ka marrë 1 mld euro për sundimin e ligjit dhe demokracinë!

Postuar në 22 Qershor, 2017 12:10

Po kërkoni një njeri që është tallur zyrtarisht me Europën, pra Bashkimin Europian? Duket se përgjigja është e thjeshtë: presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan. Muaj më parë doli në sipërfaqe një konflikt mes Turqisë dhe BE-së, për arsye të sundimit të ligjit, standardeve dhe sjelljes së autoriteteve turke pas grushtit të shtetit. Mirëpo Erdogan ia ka marrë dorën llafazanëve të BE-së: nxori përpara kartën e refugjatëve, 3 milionë siç tha ai – dhe menjëherë, kancelarja gjermane Merkel kërkoi marrëveshje. Erdogan nuk mungoi të theksonte se Turqia ka 52 vjet që kërkon hyrjen në BE dhe nuk e pranojnë pasi është myslimane.

Tjetër gjë duket nëse shohim disa shifra. Mediat raportojnë se Turqia ka marrë nga BE-ja 1 miliardë euro për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe demokracinë në vend. Më tej akoma: mes viteve 2007 2017, Turqisë iu kaluan 4.8 miliardë të tjera që janë 40% e fondit të Ndihmës për Para Hyrjen në BE. Disa preje këtyre fondeve janë komisionuar por ende nuk janë paguar. Destinimi i tyre për çështje të demokracisë është tërësisht i pavend në dritën e zhvillimeve pas grushtit të shtetit, por ndoshta këto fonde po i ngjajnë reparacioneve të Gjermanisë pas LIIB: asnjëherë nuk u paguan zyrtarisht, por u dhanë në forma dhe tituj të tjerë. Me siguri që BE-ja po jep fonde që Turqia të mbajë dyert e refugjatëve mbyllur. Zero probleme me Turqinë.

https://theoldcontinent.eu/eu-erdogan/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.