Manjati kinez flet për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore
Nuk janë të paktë ata që mendojnë se zhvillimi i teknologjisë është një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit. Manjati kinez Jack Ma argumenton se evoluimi i teknologjisë ka të ngjarë të përbëjë një kërcënim për tregun e punës dhe të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.Në një intervistë për CNBC, miliarderi kinez tha se udhëheqësit botërorë kanë për detyrë të edukojnë njerëzit për të parandaluar rrezikun që sjell rritja e shpejtë e automatizimit dhe të inteligjencës artificiale.
Ai thotë se "Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe ky është revolucioni i tretë teknologjik".Pavarësisht shqetësimit në lidhje me teknologjinë në zhvillim, Jack Ma argumenton se inteligjenca artificiale mund të ofrojë njerëzve avantazhin për të udhëtuar më shumë dhe të shpenzojnë më pak kohë në punë.
"Unë mendoj se 30 vitet e ardhshme, njerëzit do të punojnë vetëm katër orë në ditë dhe ndoshta katër ditë në javë. Gjyshi im punonte 16 orë në ditë në bujqësi dhe mendonte se ishte shumë i zënë. Ne punojmë tetë orë, pesë ditë në javë dhe besojmë se jemi shumë të zënë"
Kjo nuk është hera e parë që Jack Ma jep alarmin në lidhje me teknologjinë.Duke folur në një konferencë mbi sipërmarrjen në Zhengzhou të Kinës argumentoi se sistemi arsimor duhet të përshtatet për të ndihmuar njerëzit për të "parandaluar" automatizimin dhe ngritjen e ekonomisë internetit. Jack Ma është njeriu më i pasur në Azi dhe një nga 20 më të pasurit në botë, në sajë të gjigandit të E- Commerce, Alibaba.
Add new comment