3.5 milionë euro nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor për 4 projekte

Postuar në 22 Qershor, 2017 09:28

Shqipëria ka përfituar 3 350 mijë euro për financimin e katër projekteve të paraqitura pranë Fondit të Investimit të Ballkanit Perëndimor. Top-Channel raporton se vendi ynë është përfituesi më i madh dhe se fondet do të përdoren për:

- Rindërtimin e kalatave 1 dhe 2 në Portin e Durrësit, me vlerë 1.100.000 euro

- Ndërtimin e “By Pass”-it të Lezhës, me vlerë 350 mijë euro

- Mbështetjen për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, me vlerë 1.500.000 euro

- Një investim prej 400 mijë eurosh për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe turizimit përgjatë liqenit të Shkodrës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë në Stokholm ku u prezantuan në total 24 projekte, nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat janë miratur vetëm 12, me një vlerë totale investimi prej 11 milionë e 300 mijë euro.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=357963#k3

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.