Kryeministri u mburr me legalizimet dhe akuzoi hipotekat. “Shekulli”: Kanë marrë leje legalizimi vetëm 40% e objekteve
Deklarata e djeshme e kryeministrit për legalizimet, pra se procesi në fjalë ka ecur shumë shpejt, por qytetarët bllokohen në Hipotekat e kontrolluara nga LSI, kaloi jo pa zhurmë. Një shashkë që dëshmn se Edi Rama nuk ka patur kontrollin e qeverisë së vet, ndonëse në katër vjet thoshte se “po bëjmë shtet”.
Një tjetër aspekt është edhe vërtetësia e deklaratave për vetë proesin e legalizimeve që quhet i suksesshëm. Sot gazeta “Shekulli” referon të dhënat zyrtare nga Agjencia e Legalizimeve – ALUIZNI – sipas të cilave “numri i vetëdeklarimeve për legalizim në vitet 2006-2015 është 323,082 banesa, teksa kanë marrë leje vetëm 40% e tyre.
“Mirëpo më shumë se gjysma e këtyre objekteve që kanë marrë lejen e legalizimit nuk kanë arritur të marrin hipotekën. Kështu që objektet edhe pse me leje legalizimi nuk janë të tregtueshme. Sipas të dhë- nave nga ALUIZNI, numri i lejeve për legalizim për periudhën 2006-qershor 2017 është 132 000 banesa, nga të cilat 108 240 janë banesa dhe pjesa tjetër 23 760 janë objekte biznesi. Siç shihet nga të dhënat, mbeten për t’u legalizuar edhe rreth 190 mijë objekte ose 60 për qind e objekteve gjithsej”, vijon gazeta.
Çka do të thotë se edhe pse procesi ka ecur ai ka shumë rrugë përpara. Këtu hipoteka shfaqet me probleme, por edhe vetë procesi i shumëmburrur ka po kaq ngecje. “Shekulli” referon edhe një raport të Bankës Botërore të vitit 2012, sipas të cilit ka “mbi 400 mijë objekte të palegalizuara”.
Jemi pra shumë larg të paturit një procesi të suksesshëm, pa folur këtu nëse një gjë e tillë është e dobishme apo jo.
http://www.shekulli.com.al/legalizimet-60-perqind-e-procesit-i-paperfund...
Add new comment