Mark Gjonaj - Asambleist i Shtetit të N. Yorkut - përgënjeshtron shkrimin për ndikimin rus

Postuar në 16 Qershor, 2017 08:53

Në datën 14 qershor disa media publikuan një shkrim të titulluar: “Pse Rusia kërkon të ndikojë rajonin duke blerë media”. Po atë ditë, ambasada ruse në Tiranë, përmes një deklarate – reagim zyrtar, shpërndarë edhe përmes rrjeteve sociale, i referohej publikimit të shkrimit në gazetën "Dita", ndonëse theksonte se shkrimi ishte përhapur në disa media. ResPublica nuk e publikoi, as tërësisht dhe as në mënyrë të pjesshme shkrimin në fjalë, por në një shkrim të shkurtër përmbledhës për replikën e zhvilluar(http://www.respublica.al/2017/06/14/ambasada-ruse-p%C3%ABrg%C3%ABnjeshtron-lajmet-p%C3%ABr-blerjen-e-mediave-n%C3%AB-shqip%C3%ABri), ajo pasqyroi njëfarësoj debatin.

Ambasada ruse në reagimin e vet cilëson qartë në tekst se shkrimi ka për autor Mark Gjonin, sipas saj anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA. Konkretisht reagimi hapet:

REAGIM

i Ambasadës Ruse ndaj shkrimit të anëtarit të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA z. Mark Gjoni, të botuar në disa media shqiptare…

Këtu mbyllet çështja e publikimit dhe reagimit për shkrimin në fjalë.

Ditën e djeshme në adresën elektronike të ResPublica erdhi një e-mail, dërguar nga Mark Gjonaj, në të cilin thuhej shprehimisht:

Mark Gjonaj

Bronx, NY, 10461

14 Qershor, 2017

Drejtuar Editoreve/Botuesve dhe gazetareve:

 Po ju shkruaj  per te konfirmuar dhe sqaruar ne lidhje me nje artikull te botuar diteve te fundit ne portale te ndryshme: "Rusia ka blerë një televizion në Shqipëri dhe tre portale, së shpejti edhe një gazetë” me 14 Qershor, 2017 ku identifikohem si Asambleist i Shtetit te Neë Yorkut.

 Dua te beje te ditur publikisht dhe kategorikisht se as une dhe as dikush ne emrin tim, nga zyra ime e Asamblese apo e Fushates, nuk ka shkruar nje artikull te tille, nuk ka dhene interviste dhe as ka komentuar ne lidhje me kete ceshtje.

 Si rrjedhoje, kerkoj qe menjehere ky artikull i fabrikuar te hiqet nga faqja juaj ne internet dhe te ndalohet shperndarja dhe botimi i ketyre lajmeve te fabrikuara dhe te rreme dhe gjithashtu kerkoj qe te botoni nje pergenjeshtrim te ketyre deklaratave.

 Ju lutem konfirmoni qe e keni marre kete korrespondence dhe kerkoj reagimin tuaj te shpejte dhe konfirmimin tuaj qe do te veproni ne perputhshmeri me kerkesat qe ju jane bere ne kete email.

 Sinqerisht,

 Mark Gjonaj

Asambleist i Shtetit te New Yorkut

Pas një komunikimi elektronik edhe në adresën zyrtare të z. Gjonaj në Asamblenë e New York, menduam ta publikojmë këtë kërkesë - përgënjeshtrim, si një e drejtë e personit që deklaron se është cenuar në këtë rast.

Kujtojmë se në reagimin e ambasadës është cilësuar se bëhet fjalë për Mark Gjonin, asambleist. Po kështu mediat kanë publikuar të gjitha reagimin e ambasadës ruse duke marrë të mirëqenë se bëhet fjalë këtu për atë person për të cilin flet ambasada, ndonëse në e-mailet e shkëmbyera me ResPublica dhe në sqarimin e tij, z. Gjonaj, me pozicion Asambleist mohon kategorikisht që të ketë shkruar një gjë të tillë, kjo në komunikimin me e-mail në dy adresa elektronike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.