Ilir Meta, gati për pazar edhe me postin e presidentit
Llogaria llogari, politika të vejë e të vijë. Ilir Meta po shfaqet në habitatin e vet dhe është i gatshëm të bëj pazarin që i shkon për shtat edhe me postin e presidentit, madje duke i serviur publikisht skemat që ka në mendje. Një deklaratë anormale për një vend normal, por mesa duket normale për një vend anormal si Shqipëria, ku shqiptarëve u ofrohen të tilla opsione, si ky që deklaron Ilir Meta.
“Tani, më e rëndësishmja është që Shqipëria të ketë një drejtim të ri dhe Petrit Vasili të jetë kryeministër. Pastaj ky shqetësimi se mos i merr një parti të gjitha pushtetet. Jam gati të kontribuoj që të gjejmë një zgjidhje. Unë jap edhe dorëheqjen nga posti i presidentit, boll që LSI-ja të jetë forcë e parë dhe të ketë edhe kryeministrin”-deklaroi kreu i LSI-së në studion e emisionit Fiks Fare
Add new comment