5000 raste mashtrimi për pensionin

Postuar në 27 Maj, 2017 17:44

Në Shqipëri pensionistët apo personat që përfitojnë pension kanë ndjekur jo rrallë rrugën e mashtrimit. Siç raporton sot Top-Channel, në të gjithë vendin rezultojnë të jenë 5000 raste mashtrimi nga persona që kanë falsifikuar dokumentet. Kjo mes vitet 2007-2017. Sipas drejtorit Astrit Hado dy janë mënyrat më të zakonshme: 

Ose falsifikimi i datës së lindjes duke e bërë më të hershme nga sa ka lindur në të vërtetë, ose kanë falsifikuar kontributet e derdhura duke deklaruar sikur kanë punuar në punë që kanë patur më shumë kontribute nga ajo që kanë kryer realisht”, shprehet ai.

Sipas tij dënimet penale nuk do të mjaftojë. Sipas Hado personat shpallen debitorë dhe do të detyrohen të ndjekin procedurat e rimbursimit të shumës.

“Për secilin rast të identifikuar ne procedojmë me mbajtjen e gjysmës së vlerës reale të pensionit, deri në momentin kur shlyhet shuma që pensionisti e ka marrë në mënyrë të padrejtë”, thotë Hado. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=356093#k3

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.