Ushtria ka 7 muaj pa Shef Shtabi – vërejtja vjen nga LSI-ja

Postuar në 16 Maj, 2017 09:15

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka cilësuar dje gjatë një interviste në studio televizive se përballjet mes Presidentit dhe Kryeministrit kanë çuar në mosemërimin e një Shefi të Shtabit të Ushtrisë.

Në mënyrë skandaloze, Shqipëria vend anëtar i NATO-s ka mbi 6-7 muaj pa shefin e Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë. Në vjeshtë në shtator do të mbahet në Tiranë Samiti i Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s. Cili është mesazhi i sjelljes së përgjegjshme apo jo të politikanëve tanë në raporte dhe me këtë aleancë? Është papërgjegjshmëri që buron prej mungesës së edukatës së partneritetit, të bashkëpunimit dhe të luajalitetit midis institucioneve, sepse shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një emërtesë që kalon nga Kryeministri te Presidenti i Republikës. Pra janë lidhur apo janë kapur pas një emri dhe kanë 7-8 muaj që e kanë lënë ushtrinë pa komandant”, – u shpreh Nënkryetari i LSI-së. Në këtë detyrë deri së fundmi ka qenë Jeronim Bazo të cilit i ka përfunduar mandate.

http://www.gsh.al/2017/05/15/luan-rama-absurde-e-papergjegjshme-vend-ane...

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Pse mer ti, akoma paskemi ushtri ne Shqiperi? E per cfare duhet? Apo per te pasur Mimi Kodhelin gjoja te zene me pune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.