“Shqiptarët duhet t’i respektojmë, por ata nuk do ta shkatërrojnë dot Serbinë”

Postuar në 16 Maj, 2017 08:34

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, njëherazi president i zgjedhur, ka bërë disa komente nga Pekini rreth temës së Shqipërisë së Madhe. Duke iu refruar deklaratave të Ramush Haradinajt, Vuçiç ka qetësuar serbër që sipas tij nuk duhet të kenë frikë, pasi një gjë e tillë si Shqipëria e Madhe nuk do të ekzistojë ndonjëherë.

Qytetarët e Serbisë nuk duhet të shqetësohen, ata nuk do të krijojnë ndonjë lloj Shqipërie të Madhe”, tha Vuçiç.

Politikani serb ka bërë disa vlerësime të përgjithshme edhe për shqiptarët si komb, duke theksuar se: “Unë nuk i kam nënvlerësuar shqiptarët, janë një komb serioz që ne duhet ta respektojmë. Por që ata të pushtojnë serbët, Serbinë, të poshtërojnë Serbinë, ta shkatërrojnë atë – një gjë të tillë nuk do të shohë kush, përfshirë ata”.

Mediat serbe raportojnë thuajse përditë qëndrime të tilla nga Beogradi zyrtar qëkurse deklaratat për bashkimin e shqiptarëve u bënë në media nga kryeministri i Shqipërisë, ai i Kosovës dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Musliu. Po kështu reagimet e fundit lidhen edhe me disa deklarata të Ramush Haradinajt në Tv Rrokum, ku ai tha se do t'i shtojë 1/3-ën e Serbisë, hartës së Kosovës. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=05&dd=15&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.