Komisioneri Hahn: BE-ja ka nevojë për Serbinë si forcë udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 13 Maj, 2017 22:53

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për agjencisën serbe të lajmeve “Tanjug” në të cilën përcjell opinionin e tij dhe të BE-së për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij. Së pari duhet thënë se Hahn nuk shpreh asnjë rezervë për të ardhmen e rajonit në BE, kjo qoftë edhe për shkak të fatit gjeografik.

Së dyti, disa komente të tij për Serbinë meritojnë vëmendje, pasi në thelb flasin për një ndryshim raportesh në Ballkan, rajon ku deri disa vite më parë Beogradi ishte tërësisht i izoluar. Sot tjetër gjë. Për Hahn Serbia është lojtari kyç, “forca tërheqëse, drejtuese”. Dhe kjo në kontekstin e një mjedisi që i ka favorizuar shumë shqiptarët për vite të tëra. Është e qartë tashme se korrupsioni, apo e thënë troç, hajdutëria si cilësi dhe tipar kombëtar i yni na ka ndëshkuar jo pak, pa folur këtu për paaftësinë thuajse tragjike për të zgjidhur një keqkuptim pa ndihmën e një të huaji. Çfarë e bën me më shumë interes komentin e Hahn është vlerësimi i tij për ekonomisë serbe, rrugën e këtij vendi në aderimin e vlerave europiane, diçka që nuk thuhej vetëm dy vite më parë.

Perspektiva europiane Ballkanit Perëndimor si rajon është e e vendosur dhe e padiskutueshme...Gjeografia është destin. Ne të gjithë aspirojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ku prosperiteti, shanset e barabarta, paqja dhe stabiliteti të dominojnë. Dhe ne kemi nevojë për Serbinë që të luajë pjesën e saj si forcë udhëheqëse në rajon në këtë drejtim, në termat e rritjes ekonomike, përqafimit të vlerave europiane, apo miqësisë së mirë. Kjo është ajo çfarë BE pret nga Serbia”, shprehet Hahn, i cili pak ditë më parë i nisi një letër të hapur popullit shqiptar ku i qante hallin për derexhenë ku e sheh veten në vijimësi në këtë mijëvjeçar.

Sot BE-ja ndoshta ka nevojë për vende apo aktorë që i përgjgjen nevojës së Unionit për suksesin e modelit të vet dhe stabiliteti i Serbisë është ndoshta më i nevojshmi. Po kështu Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga kokfortësia në politikën e Jashtme, njësoj si nga aventurizmi dhe pompoziteti i deklaratave, sëmundje që kanë kapur të tjerë në këtë rajon. Në këtë kuadër Hahn e lë mënjanë historinë, për të mos e ndëshkuar Serbinë me përgjegjësitë që do të duhet t’i kishte edhe për ca kohë në tryezë.

Serbia ka bërë progres të shkëlqyer; ajo është sot një lojtar kyç shumë i respektuar në rajon...Serbia po tërheq investitorë nga e gjithë bota...Studentët dhe profesorët serbë janë përfituesit kryesorë tyë programeve Erasmus në rajon”, shprehet me entuziazëm Hahn.

Pyetjes për deklaratat e Ramës dhe të Thaçit, komisionieri i është përgjigjur shkurt duke deklaruar se “ne e kemi bërë të qartë se nuk pranojmë deklarata të tilla”. Fjalë të mira për Aleksander Vuçiç dhe reformat e tij, Hahn nuk është kursyer në këtë drejtim, edhe pse pas zgjedhjes së tij president, pati protesta në Beograd. Pyetjes nëse mungesa e mbështetjes së mjaftueshme për Serbinë në BE, vjen  nga neutraliteti i Serbisë dhe refuzimi i saj për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Hahn i përgjgjet pa asnjë dilemë dhe me një mesazh të qartë:

Nuk bie absolutisht dakord që Serbia nuk ka mbështetje në BE”.

Duket qartë se rruga drejt BE-së është shtruar tashmë për fqinjin tonë, konfirmuar sërish si shumë më i zoti në shfrytëzimin e shanseve, shumë më serioz në raport me vendin dhe identitetin e vet dhe me gjasë edhe me një shoqëri politikisht më të edukuar.

http://tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=330525

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.