Turqia lëshon raketën e parë me rreze të gjatë veprimi (Video)

Postuar në 12 Maj, 2017 11:13

Turqia kreu testin e parë të raketës me rreze të gjatë veprimi në rajonin e Sinopit. Ky veprim vjen vetëm pak ditë pas vendimit të SHBA  për të pajisur me armë të rënda kurdët sirianë. 
Siç  tha ministri turk i Mbrojtjes Fikri Isik, Turqia duke përfundoi testin e raketës së parë me pseudonimin "Bora". Testi u zhvillua në provincën e Sinopit, në rajonin e Detit të Zi, shtoi ai.
Raketa ka një rreze veprimi prej 280 kilometrash dhe do të prodhohet nga vetë Turqia, pasi konsiderohet të ketë bërë një progres të madh në këtë drejtim. SG Turkish Defense Industry në nëntor të vitit 2009 nënshkroi një kontratë me kompaninë turke Roketsan për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.