Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Comey

Postuar në 10 Maj, 2017 00:16

Nuk kalon dot java pa një lajm nga Donald Trump. Mediat kryesore amerikane bëjën të ditur se presidenti i SHBA ka shkarkuar nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit(FBI), James Comey. Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë sqaron se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të qarta si të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, ashtu edhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.

Trump vetë njoftoi për një fillim të ri për FBI-në, por mediave nuk u ka shpëtuar fakti se ky vendim vjen vetëm një muaj pasi Comey i deklaroi një komiteti të Kongresit se “FBI-ja po heton nëse fushata e Trump u koordinua me shërbimet ruse për të dëmtuar Hullary Clinton”. Comey u sulmua ashpër nga Trump edhe në fushatën e nëntorit, në momentin kur FBI-ja e cilësoi të pastruar Clinton nga skandali i e-maileve, por ky qëndrim ndryshoi me letrën e 28 tetorit të Comey që duket se fundoi kandidaten demokrate. Kjo e fundit nuk e ka fshehur se veprimi i drejtorit të FBI-së ishte bashkë me publikimet e ËikiLeaks arsyeja e humbjes. Duket se Comey i kishte të gjithë armiq dhe me këtë rast largimi i tij është i mirëpritur, edhe pse hetimi i Trump përbën aktualisht çështjen më të nxhetë pasi përafron me një skandal të përmasave të mëdha.

https://www.theatlantic.com/politics/archive/2017/05/trump-fires-fbi-dir...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.