Monopol te varrezat, ndërhyn Autoriteti i Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës u detyrua t’i japë një rekomandim Bashkisë së Beratit për “Hapjen e tregut për konkurrencë të lirë në shërbimin e punimeve funerale” në këtë qytet, pasi një prej operatorëve të tregut u ankua për krijimin e një monopoli të paligjshëm nga kompania që pati fituar tenderin e Bashkisë Berat për mirëmbajtjen e varrezave publike, duke i kthyer ato efektivisht në varreza private dhe duke imponuar një tarifë për konkurrentët.
Kërkesa, e dorëzuar te Autoriteti i Konkurrencës në dhjetor 2016, vëren se Bashkia e Beratit pati lidhur një kontratë për mirëmbajtjen e varrezave në 11 dhjetor të atij viti me një kompani private të quajtur AB.ZOGA sh.p.k, kontratë që kishte për subjekt mirëmbajtjen e varrezave publike por që sipas ankuesit, kërkoi një tarifë për varrosjet.
Autoriteti i Konkurrencës e gjeti të drejtë ankesën dhe miratoi dhënien e një rekomandimi për Bashkinë Berat ku thuhet se ajo duhet të kujdeset për “Hapjen e tregut për konkurrencë të lirë në shërbimin e punimeve funerale duke vendosur kritere të njëjta për të gjithë operatorët që ofrojnë këtë shërbim”.
https://www.reporter.al/monopol-te-varrezat-nderhyn-autoriteti-i-konkurr...
Add new comment