Një film për “europianin” e letërsisë, Nikos Kazantzakis (Video)
Në Europën e sotme, ku ka tensione dhe dallime, arti duhet të luajë rolin e tij për të bashkuar njerëzit dhe për t'u dhënë atyre forcë. Katër vende të ndryshme evropiane Greqia, Franca, Gjermania, Austria bashkuan forcat për të krijuar një film për shkrimtarin grek nga Kreta dhe europianin Nikos Kazanzaqis! "Me këto fjalë regjisori grek Yannis Smaragdis prezantoi para disa muajsh projektin i ri ambicioz për të ekranizuar jetën e një njeriu të letërsisë dhe kulturës, shkrimtarit Nikos Kazanzaqis.
Me xhirime në Greqi (Kretë, Athinë dhe Aegina), Francë (Paris Antipolis), Austri (Vjenë), Gjermani (Berlin) dhe Kinën e largët, filmi që është një bashkëprodhim ndërkombëtar depërton në "personalitetin e madh dhe tërheqës të Nikos Kazanzaqis dhe vendet ku ai jetoi dhe u dashurua”.
"Shkrimtari i madh nga Kreta ka thënë se ajo që ka përcaktuar jetën e tij ishin udhëtimet dhe ëndrrat." Kjo do të kërkohet të dalë përmes filmit. Udhëtimet e tij në Francë, Gjermani, Austri dhe Kinë dhe përsiatjet filozofike dhe metafizike të një "udhëtimi i brendshëm"- shtoi Smaragdis.
"Pa bërë kompromis me vlerat Kazanzaqis përballet me stoicizëm dhe dinjitet ndaj persekutimit dhe përndjekjes si në Greqi dhe jashtë vendit, duke arritur të përfundojë veprën e tij që mbron lirinë e çdo individi dhe vlerat e jetës. Jeta e Nikos Kazanzaqis është një histori e dashurisë, besimit dhe forcës së një shkrimtari i cili ishte në gjendje të kapërcente brutalitetin e kohës për të mbetur i dobishëm nesër dhe i patjetërsueshëm në veprën e tij.
Shkrimtari grek Nikos Kazanzaqis ka lindur në fund të shekullit të 19 dhe vdiq në vitin 1957. Filmi fillon me një ëndërr pak para vdekjes së tij, një makth që i shfaqet me fytyrën e El Grecos (El Greco) dhe përfundon me një ëndërr shpenguese me dritë.
http://www.cnn.gr/style/psyxagogia/story/79999/nikos-kazantzakis-sta-gyr...
Add new comment