"Shqipëria e Madhe", Serbia kërkon zyrtarisht përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë
Serbia ka paraqitur zyrtarisht ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian qëndrimet e veta lidhur me projektin e Shqipërisë së Madhe. Lajmi raportohet nga gazeta "Vecernje Novosti" sipas të cilës ministrja për Integrimin, Jadranka Jokismoviç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Xhuriç kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në të cilën pala serbe “nuk ka paraqitur kërkesa, por ka parashtruar pozicionet dhe pritmëritë”. Serbia pret nga aktorët ndërkombëtarë që të dënojnë retorikën agresive që e shtyn Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve dhe ndarjeve. Dokumenti përmend deklaratat e liderëve shqiptarë që sipas Beogradit zyrtar janë më ekstremet. Bëhet e ditur se Xhuriç do t'ia dorëzojë dokumentin edhe kreut të UNMIK, Zahir Tanin me një kërkesë që ai t'i paraqitet edhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Add new comment