ISIS krijon "Facebook-un" e vet

Postuar në 04 Maj, 2017 11:00

Europol bën me dije se Shteti Islamik ka realizuar një platformë të vetën të medias sociale, duke shmangur kështu çdo mundësi kontrolli nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Në një njoftim për shtyp të datës 2 maj, Europol njofton se operacioni që çoi në zbulimin e platformës zgjati 48 orë dhe mori në shqyrtim 2000 materiale të publikuara që konsiderohen se bëjnë pjesë në propagandë terroriste. Në operacion morën pjesë Belgjika, Greqia, Portugalia, Polonia dhe SHBA me synim identifikimin e materialeve të paligjshme, që bëjnë thirrje për dhunë dhe llogaritë prej nga ku origjinojnë ato. Sipas njoftimit materialet dhe llogaritë janë të hostuara në 52 platforma online, të cilat u angazhuan(ISP) përkatëse për heqjen e materialeve. Europol njofton se prodhuesit e materialeve përdornin disa platforma në paralel për të shmangur nxjerrjen nga rrjeti të mesazheve dhe videove. Në këtë operacion u identifikua edhe një platformë e re që mendohet se është ngritur nga grupet terroriste, nga rrjeti i tyre i brendshëm jo vetëm për të përhapur propagandë, por edhe për financuar aktivitetet e tyre.

https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/europol-coordinates-eu-wide-hit-against-online-terrorist-propaganda

Këtë fakt e ka pranuar edhe drejtori i Europol, Rob Wainëright, i cili deklaroi dje se “grupi terrorist po zhvillon platformën e vet online të medias sociale”. Ky është një moment i ri për radikalizmin ndërkombëtar që paraqet sfida të reja.

https://euobserver.com/tickers/137766. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.